Site icon PORTALB

Nxënësit e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë edhe dhjetë ditë në konkursin për artin figurative

Shkolla fillore "Faik Konica" në f. Odër

Shkolla fillore "Faik Konica" në f. Odër, foto arkiv

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 23 dhjetor do të pranojë aplikime nga nxënësit e Maqedonisë së Veriut në Konkursin e titulluar “Botën që e duan ë vitin 2023”, raportoi Portalb.mk.

“Konkursi parasheh garë në tre kategori, për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, nga klasa e katërt deri në të gjashtën dhe për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën. Vizatimet duhet të jenë origjinale, fryt i punës dhe njohurive të nxënësit, të frymëzuara nga sfidat e të mësuarit në  vitin vijues shkollor 2022/2023”, sqaroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nxënësit e shkollave fillore, vetëm përmes një vizatimi do të mund të garojnë në këtë Konkurs.

Afati i fundit për aplikim është 23 dhjetor 2022 dhe rezultatet do të shpallen më së voni deri më 31 dhjetor. Fituesit në secilën kategori do të shpërblehen në mënyrë përkatëse  ndërsa  çmimet do t’iu dorëzohen në  Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, paralajmërojnë nga Ministria.

Exit mobile version