Raportuesja në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, raporton EN. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo shprehet se rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet.
Ajo nënvizon se duhet të hiqen barrikadat e serbëve të Kosovës dhe duhet të vijojë dialogu i mbështetur nga BE.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sidomos sulmet ndaj Eulex. Shpallja e ushtarëve është krejtësisht e papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të çmontohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, u shpreh ajo.