Numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut thuajse është dyfishuar gjatë këtij viti

Në dhjetë muajt e parë të këtij viti kemi rritje të theksuar të turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – tetor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 38.3 %, dhe atë: numri i turistëve vendor është rritur për 5.8 %, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 85.7 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në muajin tetor janë regjistruar mbi 180 mijë net të kaluar në hotel, nga 81 848 turistë, prej të cilëve 65.2 për qind janë të huaj.

“Në periudhën janar – tetor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i netëve të kaluara është rritur për 22.6 %, dhe atë: te turistët vendor është rritur për 3.6 %, dhe te turistët e huaj është rritur për 73.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button