Site icon PORTALB

Serbët lokalë bllokojnë rrugën në Rudar, lëshohen sirena në veri të Kosovës

Disa flamuj të Serbisë në Mitrovicën Veriore.

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudar, në afërsi të Zveçanit. Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudar, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Po ashtu, në Mitrovicën e veriut dhe në Rudar janë dëgjuar sirenat.

Në Rudar janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por raportohet se kjo vjen pas arrestimit të Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në këtë vend, Rudar, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës

Exit mobile version