Site icon PORTALB

RMV, në mesnatë do të ndryshojë çmimi i benzinës

Ilustrim: Fisnik Xhelili.Portalb.mk

Ilustrim: Fisnik Xhelili.Portalb.mk

Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga mesnata benzinat do të ketë çmime të reja, më të ulëta për dy denarë për litër, ndërsa çmimet e dizelit, vajit ekstra të lehta për amvisëri dhe mazutit nuk do të ndryshojnë, transmeton Portalb.mk.

Lëvizja interpretohet si rënie e çmimeve të referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, konkretisht benzinës me 3,832%, dizelit me 1,817%, vajit ekstra të lehtë me 1,668%, dhe naftës me 0,140%.

Nga minuta e parë pas mesnate çmimet e derivateve të naftës do të jenë:

Benzin EUROSUPER BS 95 – 81 denarë/litër
Benzin motorik EUROSUPER BS 98 – 83,5 denarë/litër
Karburanti dizel EURODIESEL BS (D-E V) – 84,5 MKD/litër
Vaji për amvisëri ekstra-light 1 (EL-1) – 81,5 den/litër
Naftë M-1 NS – 42.171 denarë/kilogram

Exit mobile version