Shqiptari në Itali tentoi t’i shpëtojë policisë dhe shkakton aksident të pesëfishtë
Një shqiptar 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi tentoi të grabiste një kasafortë në një shtëpi në Pordenone, raporton ABC. I riu shqiptar tentoi t’i ikte policisë me makinë dhe ndjekia përfundoi me një aksident të pesëfishtë, shkruajnë mediat italiane.
Shqiptari, i pastrehë, nuk kishte dokumente dhe u identifikua falë gjurmëve të gishtërinjve.
Makina e përdorur për arratisjen, një Alfa Romeo Giulietta, nuk është e vjedhur, por hetimet janë duke përfunduar. Askush nuk u lëndua në aksidentin ku u përfshi automjeti i autorit që udhëtonte në drejtim të gabuar.
Katër bashkëpunëtorët e shqiptarit u larguan në këmbë menjëherë pas aksidentit. Ata janë në kërkim në të gjithë provincën dhe kamerat e vëzhgimit të qytetit po shqyrtohen. Në makinën e autorëve ka pasur një pjesë të mallit të vjedhur, mjete për vjedhje dhe disa sende personale, nga të cilat hetuesit janë të sigurt se mund të marrin ADN-në e personave në bord.