Site icon PORTALB

Kosova dhe Shqipëria thelluan bashkëpunimin ushtarak

Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë (Kuvendi i Republikës së Kosovës facebook)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka takuar homologun nga Shqipëria, Niko Peleshi. Ai ka thënë se Prishtina dhe Tirana kanë thelluar bashkëpunimin në fushën ushtarake, transmeton KlanKosova.tv.

“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit ‘Smart defense’”, ka shkruar Mehaj.

“Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë”.

“Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”.

Exit mobile version