Site icon PORTALB

Ishte vjedhur një autoambulancë në Maqedoninë e Veriut, por u gjet nga Policia

Autoambulanca donacion nga TIKAAutoambulanca donacion nga TIKA

Autoambulanca donacion nga TIKA

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që ka gjetur autoambulancën e vjedhur, pronë e Spitalit të Përgjithshëm në Koçani. Rasti është paraqitur në Prokurori, transmeton Portalb.mk.

“Me 3 dhjetor, rreth orës 03:40, në Stacionin Policor në Koçani, nga Spitali i Përgjithshëm në Koçani u raportuar që nga rrethi i spitalit është marrë një veturë special zyrtare “Toyota”, pronë e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Koçani”, raportojnë nga Policia.

Në ora 08:30 në rrugën “Kiril dhe Metodi” në Koçani është gjetur vetura nga policia dhe është kthyer në hapësirat e spitalit.

Exit mobile version