Site icon PORTALB

Strugë, Aksion në mbështetje të fëmijëve në nevojë

Aksion në mbështetje të fëmijëve në nevojë

Aksion në mbështetje të fëmijëve në nevojë

Sot , në ambientet e Sh.F ” Vëllezërit Milladinovci”, Shoqata Humanitare ” Kalliri i Mirësisë” zhvilloi një aktivitet me karakter humanitar.

Bëhet fjalë për një aksion në mbështetje të fëmijëve në nevojë në disa qendra , përkatësisht qytete.

Në prani të Kryetarit të Komunës së Strugës, Ziadin Selës, përfaqësuesi i kësaj shoqate, z. Haxhi Muhamed, i dorëzoi pakot e dedikuara për fëmijët në nevojë deri tek drejtorët e shkollave fillore.

“Ky aksion kushtuar fëmijëve do t’i ndihmojë sadopak që ata të ndihen njëlloj si të tjerët.
Falënderoj ” Kallirin e Mirësisë” , për këtë donacion në ndihmë të fëmijëve të Strugës, në emrin tim dhe në emrin e të gjithë qytetarëve të Komunës së Strugës”, deklaroi Sela.

” Fillimisht e përshëndes me shumë respekt edhe nder Kryetarin e Komunës së Strugës , Ziadin Selën për këtë bashkëpunim  dhe mendojmë se ky është vetëm një hap i vogël dhe modest. Në të ardhmen do të vazhdojmë bashkëpunimin në aspektet humanitare. Kjo është një fushatë për veshmbathje në mbarë botën e iniciuar nga Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe, organizata ” Zilit” në bashkëpunim me ” Kallirin e Mirësisë”. Ne filluam nga Komuna e Kumanovës, Shkupit , Gostivarit , Kërçovës dhe po përfundon me z. Ziadin Sela në Komunën e Strugës . Është siç e thashë ndoshta një donacion modest, por është një fillim i mbarë për bashkëpunimet në të ardhmen”, deklaroi Muhamed.

Pas përfundimit të shpërndarjes së të mirave materiale Kryetari i Komunës së Strugës e priti përfaqësuesin e ” Kallirit të Mirësisë” në ambientet e Komunës së Strugës për bashkërendimin e aktiviteteve humanitare në të ardhmen .

Aksion në mbështetje të fëmijëve në nevojë
Aksion në mbështetje të fëmijëve në nevojë
Aksion në mbështetje të fëmijëve në nevojë
Exit mobile version