RMV, Hajrullahu pa konkurrencë në garën për shef të Prokurorisë së Lartë

Nga tre kandidatë që dëshironin të garonin për ulësen e shefit në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, Prizma raportoi që ka ngelur vetëm njëri, ushtruesi aktual i detyrës, Mustafa Hajrullahi, raporton Portalb.mk.

Prej para tri ditëve kur u tërheq prokurorja Fatime Fetai, kërkesën për tërheqje nga zgjedhjet e ka tërhequr edhe prokurori i lartë publik, Burim Rustemi, konfirmoi për BIRN, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski.

Rustemi gjithashtu për BIRN konfirmoi se e ka tërhequr kandidaturën.

“E largoj kandidaturën pasi mendoj se kundërkandidati e ka mundësinë më të mëdha për t’u zgjedhur shef i Prokurorisë së Lartë Publike”, deklaroi Rustemi.

Ndryshe, Hajrulllahu ishte udhëheqës në Prokurorinë e Lartë katër vite, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik para një jave e kanë emëruar si ushtrues detyre në këtë institucion. Aleanca për Shqiptarët dhe Levica e akuzojnë prokurorin Hajrullahu si të afërt me funksionarët e BDI-së, për shkak udhëheqjes së rastit “Tiranik 3”, ku të akuzuar janë Ismet Guri dhe Ejup Halimi nga BDI-ja.

Në konkursin ishin paraqitur tre kandidatë, prokurorët e lartë, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai por edhe shefi aktual Mustafa Hajrullai, por Fetai mbrëmë përmes postës elektronike, tani për tani për arsye të panjohura, është tërhequr nga gara.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button