Site icon PORTALB

LSDM dhe VMRO-DPMNE me akuza të ndërsjella për kolapsin në transportin publik në Shkup

LSDM - VMRO-DPMNE

LSDM - VMRO-DPMNE

Akuza të reja reciproke nga dy partitë më të mëdha politike në vend, se cila është fajtore për kolapsin në transportin publik në Shkup dhe protestën e autobusëve privatë që filloi mëngjesin e sotëm me bllokimin e udhëkryqit pranë Qendrës Tregtare “Mavrovka”, transmeton Portalb.mk.

Gjendja aktuale e transportit publik në kryeqytet, sipas LSDM-së, është rezultat i papërgjegjshmërisë së VMRO-DPMNE-së dhe premtimeve të rrejshme të kryetares Danela Arsovska, e cila siç thonë ata i fitoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar pikërisht me premtimet e Transporti publik.

“Autobusët privatë nuk lëvizin për shkak të borxheve milionëshe të papaguara nga Qyteti i Shkupit. Përderisa transporti publik është në kaos, autobusët e rinj të premtuar nga VMRO-DPMNE dhe Arsovska nuk gjenden askund, e as fabrika e autobusëve elektrikë që e paralajmëroi kryetari dinak Mickoski. Arsovska i fitoi zgjedhjet lokale vitin e kaluar pikërisht me premtimet për transport publik. Premtonte transport të shpejtë, efikas dhe falas me autobus për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në vend të realizimit të premtimeve, thonë nga partia, VMRO-DPMNE dhe Arsovska bënë katastrofë në qytetin e Shkupit.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe kryetaren Arsovska se po bëjnë politikë nga kaosi në Shkup dhe u bëri thirrje që të paguajnë borxhet e papaguara ndaj kompanive private.

“Sa i përket politikës që po bën LSDM nga gjithë ky rast, do të ishte mirë të thonë se çfarë kërkoi Arsovska në një takim sekret me Kovaçevskin në Qeveri javën e kaluar? Pse heshtin për temat e bisedës dhe koalicionin e tyre gjysmë sekret?”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Mëngjesin e sotëm me rreth 30 autobusë kompantië private të autobusëve kanë bllokuar kryqëzimin pranë Qendrës Tregtare “Mavrovka” për shkak të, siçt thonë ata, borxhit të papaguar që Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) “Shkup”.

Nga “Sloboda prevoz” njoftuan se nëse kërkesat e tyre nuk zgjidhen shpejt në ditët në vijim, bllokada do të shtrihet edhe në pjesët tjera të rrugëve në Shkup.

Exit mobile version