Site icon PORTALB

Tifogrupi “Ballistët” shënuan 30 vjetorin e themelimit (VIDEO)

Ballistët në trubina

Ballistët në trubina

Grupi i tifozëve të klubit të futbollit Shkëndija e Tetovës, Ballistët, sot kanë shënuar 30 vjetorin e themelimit të tyre me aktivitete dyditore, transmeton Portalb.mk.

Sot në orët e mbrëmjes përmes fishekzjarrëve e ndriçuan Tetovën për të përmbyllur shënimin e përvjetorit të tyre, për të vazhduar me marshin nga Pallma Mall deri te Sheshi Iliria, ndërsa më vonë edhe një mbrëmje muzikore.

Tifogrupi nga Tetova në ditën e dytë planifikoi “Pyroshoë”, për të vazhduar me marshin nga Pallma Mall deri te Sheshi Iliria, ndërsa më vonë edhe një mbrëmje muzikore.

Ndryshe, Ballistët dje përmes shfaqjes së një dokumentari të përgatitur nga gazetari i sportit, Artan Ziberi, kanë filluar aktivitetet për shënimin e këtij jubileu.

Shkëndija sot nuk arriti të marrë tri pikët e plota kundër ekipit të Tikveshit, pasi mbaroi ndeshja pa gola. Pas 15 ndeshjeve të zhvilluar, gjendet në pozitën e tretë, ndërkohë është në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Stadiumi i Tetovës është lënë pas dore nga ana e autoriteteve për shumë vite, kështu duke e lënë në gjendje të tmerrshme dhe pa përkujdesje. Rikonstruimi i tij u përmend vazhdimisht gjatë dy mandateve të Teuta Arifit, por asgjë nuk u ndërmor. Rikonstruimin e tij e premtoi edhe kryetari aktual, Bilall Kasami. Ndërsa së fundmi i pyetur nga Portalb.mk ai tha se brenda vitit në bashkëpunim me kompaninë “Ecolog” do ketë zgjidhje.

 

Exit mobile version