Kosta-Rika ka triumfuar në duelin ndaj Japonisë të dielën, me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mbrojtësi Keysher Fuller Spence, në minutën e 81-të të lojës, raporton Koha.net.
Japonia dominoi në fushë me raste shënimi, ndërsa loja u karakterizua me gjashtë kartonë të verdhë që iu ndanë futbollistëve.
Me këtë fitore, Kosta-Rika renditet e treta në Grupin E me tri pikët e para, ndërsa Japonia e dyta, me po aq pikë. Në ndeshjen e parë, Japonia ka mposhtur Gjermaninë.
Për të dielën janë paraparë edhe ndeshjet Belgjikë-Marok, Kroaci-Kanada dhe Spanjë-Gjermani.