Site icon PORTALB

Kore e Jugut, autobusët pa shoferë hyjnë në përdorim

Autobusë pa shoferë në Korenë e Jugut, Foto: Fejsbuk

Në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, kanë hyrë në përdorim autobusët pa shoferë të zhvilluar nga prodhuesi i automjeteve Hyundai, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat vendase njoftuan se autobusët pa shoferë filluan të përdoren. Autobusët qarkullojnë midis Sewoon Mall dhe Cheonggye Plaza rreth 3 kilometra.

Thuhet se autobusët e prodhuar nga Hyundai mund të udhëtojnë në destinacionin e caktuar falë kamerave dhe rrezeve lazer.

Qytetarët duke rezervuar udhëtimin mund të hipin në autobusë pa pagesë.

Autobusët përdoren për distanca të shkurtra në kuadër të masave të përkohshme të sigurisë ndërsa në të ardhmen distancat do të zgjerohen.

Exit mobile version