Site icon PORTALB

Revizioni në Maqedoninë e Veriut konstatoi se nuk janë regjistruar plotësisht mjetet materiale në Ministrinë e PPS

DAP, DHP, administrate, sportel, qytetar, administrata publike shteterore

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut pas revizionit të kryer në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale ka konstatuar disa parregullsi, për çka ka adresuar disa rekomandime ndaj këtij institucioni, transmeton Portalb.mk.

“Nuk është kryer me rregull dhe i plotë regjistrimi i mjeteve, kërkesave dhe detyrave me të cilat disponon MPPS-ja dhe nuk janë evidentuar plotësisht mjetet materiale”, theksojnë nga Revizioni.

Në raportin e përpiluar, Revizioni ka shpreh mendim të pavolitshëm në bazë të vërtetësisë dhe objektivitetit të raporteve financiare dhe mendim me rezervë për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare.

“Të vendosen kontrolle të rregullta / kohëpaskohshme gjatë miratimit të vendimit nga Qendrat për Punë Sociale, të rregullohen mënyrat dhe kriteret për zgjedhje, kualifikimet e nevojshme, e drejta dhe shuma e kompensimit të Komisioneve dhe zbatimi i plotë i regjistrimit dhe evidentimi i të gjithave pajisjeve që nuk janë evidentuar”, rekomandojnë nga Revizioni.

Exit mobile version