Nuredini paralajmëroi: Brenda një jave shpallet investitori evropian për “Kodrën e Diellit”
Investitori i huaj për në Kodrën e Diellit pritet që në seancën e radhës të Qeverisë të bëhet publik me emër dhe mbiemër. Kështu deklaroi sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Portalb.mk mëson se ky investitor është nga Italia.
“Bëhet fjalë për investitor nga Bashkimi Evropian me përvojë të gjerë në qendrat e skijimit. Do të jetë një investim i madh, por derisa të kem diçka zyrtare nuk mund të flas konkretisht, por kemi një ofertë. Investitorët potencial kanë shumë eksperiencë me qendrat e skijimit, gjithçka do të prezantohet për publikun. Do të investojnë mbi 50 milionë euro, investim në skilift të rinj, hotele etj”, tha Nuredini.
Për këtë investitor Portalb.mk ka paralajmëruar disa javë më herët ndërsa mësojmë se bëhet fjalë për investitor nga Italia.
Qëllimi i këtij investimi sipas Ministrisë së Mjedisit është të sigurohet zhvillimi i Kodrës së Diellit në rangun e qendrave të rinovuara botërore të skijimit sepse i ka parakushtet e nevojshme natyrore dhe në të njëjtën kohë të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të vlerave natyrore.
Për ofertat e investimeve së stërpërmedura në Kodrën e Diellit ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi disa herë ka përmendur të njëjtat, por deri më sot nuk ka asgjë konkrete.
Muajin gusht për Portalb.mk ai u shpreh se ka interes për investitorë të jashtëm në këtë qendër turistike. Mirëpo, siç theksoi Bekteshi kur të ketë investitorë të përshtatshëm, përpara se të nënshkruhet çdo lloj marrëveshje, ajo do të ndahet së pari me qytetarë dhe do të bëhet debat publik për të njëjtën.
Nuk ka përfunduar ende ndarja e kompanisë e cila menaxhon Kodrën e Diellit, Elem Turs nga Elem në afatin kohor (muaji shtator), të cilin deklaroi drejtori i Elektranave të Maqedonisë (ELEM), Vasko Kovaçevski. Ky proces ka filluar gati dy vite. E ardhmja e kësaj qendre turistike do të dihet më saktë kur do të kryhet ky proces dhe pastaj të vendoset nëse do të investojë vetë kompania e cila e menaxhon (Elem Turs), do të shkojë me partneritet publiko-privat, apo do të shitet.
Kujtojmë që ish-kryeministri Zoran Zaev i cili bëri të ditur se në strategjinë kombëtare 2021-2027, është përfshirë edhe rivitalizimi i qendrës “Kodra e Diellit” ku parashihej dhënia me koncesion 99-vjeçar për një investitor evropian.
- LEXO: Kodra e Diellit: Nuk ka përfunduar në afatin e dhënë nga Kovaçevski ndarja e Elem Turs nga Elem, MMJPH: Ka investitor të huaj të interesuar
- LEXO: Edhe ministri Nuredini jep shpresa për investitorë të ri, zhvillimi i Kodrës së Diellit aktualisht mbetet vetëm në premtime
- LEXO: Përgjegjësit në Kodrën e Diellit premtojnë se para se të nënshkruhet çdo lloj marrëveshje, së pari do të ndahet me qytetarët
- LEXO: Kodrën e Diellit e pret edhe një dimër i zymtë, nuk ka as investitorë evropianë dhe as koncesioner të ri për menaxhim
- LEXO: Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria hudhin përgjegjësinë mbi njëra-tjetrën për investimet në Kodrën e Diellit, përgjigje konkrete nuk ka
- LEXO: Deri tani, vetëm bisedime me “investitorin” për Kodrën e Diellit
- LEXO: Debati për Kodrën e Diellit i organizuar nga Komuna, nuk u shfaqën dy prej ministrave me rol kyç për ardhmërinë e kësaj qendre (VIDEO)
- LEXO: Kodra e Diellit, atraksioni turistik i cili nuk promovohet mjaftueshëm
- LEXO: Kaosi në Kodrën e Diellit, qytetarët e kërkojnë teleferikun që premtohet me vite (FOTO)
- LEXO: “Relaks” në Kodrën e Diellit, kolonë me automjete, mungesë parkingjesh, ski-lifti u prish (VIDEO)
- LEXO: Mbeturinat, kontakti i parë i turistëve me Kodrën e Diellit
- LEXO: Teleferiku Tetovë-Kodra e Diellit është futur plan për furnizimet publike të vitit të ardhshëm
- LEXO: Ministria e Ekonomisë nuk e tregon emrin e investitorit potencial për Kodrën e Diellit: Është investim strategjik
- LEXO: Sezon i ri, por problemet ngelin të njëjta për Kodrën e Diellit
- LEXO: Komisioni për Kodrën e Diellit nuk është funksional siç pretendon ministri Kreshnik Bekteshi
- LEXO: Bekteshi: Po shqyrtohen ofertat që kemi marrë për zhvillim të Kodrës së Diellit