Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketat ruse, që sulmuan Ukrainën, kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP.
Polonia është shtet anëtar i NATO-s, transmeton REL.
Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situatë krize”.
Mediat polake raportuan se dy persona vdiqënnjë fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën. Gjatë sulmit me raketa ruse të 15 nëntorit, të paktën një person është vrarë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Ky duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, pasi sulme të njëjta po raportohen edhe në Zaporizhja Mykolaiv, Chernihiv dhe vende tjera.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës të martën dhe 20 të tjera pritet të godasin vendin.
Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër këto sulme.
Zyrtarët hungarezë njoftuan gjithashtu se do të mbledhin Këshillin e tyre të mbrojtjes, ka postuar në Twitter zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.
In response to the stop in oil transfer through the Druzhba pipeline and the missile hitting territory of Poland, @PM_ViktorOrban has convened HU's Defense Council for 8 p.m.
— Zoltan Kovacs (@zoltanspox) November 15, 2022
Estonia është vendi më i fundit evropian që ka postuar në lidhje me raketat ruse që thuhet se kalojnë në Poloninë anëtare të NATO-s.
Ministria e Jashtme e Estonisë postoi një mesazh shqetësimi dhe solidariteti në Twitter.
Latest news from Poland is most concerning. We are consulting closely with Poland and other Allies. Estonia is ready to defend every inch of NATO territory. We’re in full solidarity with our close ally Poland ??
— Estonian MFA ?? | ? #StandWithUkraine (@MFAestonia) November 15, 2022
Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.