Site icon PORTALB

Presidenti Obama filmohet fshehurazi gjatë ushtrimeve në palestër (VIDEO)

Obama në Palestër

Obama në Palestër

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, është filmuar fshehurazi gjatë kohës që ai po ushtrohej në një palestër të Varshavës.

Obama zhvilloi të martën një vizitë në Poloni dhe gjatë qëndrimit të tij në hotelin luksoz “Marriott”, ka preferuar që të ushtrohet në palestër. Shërbimet sekrete amerikane janë duke punuar për të zbuluar se si video ka përfunduar në internet.

Në këtë video Obama shihet i veshur me të zeza dhe duke dëgjuar muzikë kryen ushtrimet fizike.

Nga pamjet e xhiruara presidenti 52 vjeçar duket në formë mjaft të mirë.

 

Exit mobile version