Site icon PORTALB

Ish i punësuari në konviktin “Pellagonia” ia ka djegur zyrën drejtorit

Ngjarja në shtëpinë studentore "Pellagonia", foto: Meta.mk

Ngjarja në shtëpinë studentore "Pellagonia", foto: Meta.mk

Më datë 11.11.2022 në SPB Shkup A.F.(36) i punësuar si drejtor në konvikt studentor në lagjen Kisella Voda, Shkup, ka raportuar se në vendin e punës, pas një debati paraprak, N.J., i cili ishte ish-punonjës në konvikt, së bashku me një person tjetër ka hedhur lëndë djegëse duke shkaktuar zjarr, transmeton Portalb.mk.

“Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga njësia zjarrfikëse e Shkupit. Zyrtarët policor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e rastit„, thonë nga MPB.

Exit mobile version