Site icon PORTALB

Ministria publikoi listën e fituesve të bursave që janë të regjistruar në gjimnazin e sportit dhe matematikë-informatikë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Nxënësit e “Akademisë Sportive” dhe Gjimnazit për Matematikë dhe Informatikë, që janë përfitues të bursës, do të mund deri më 21 nëntor të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë kandidatët që nuk do të respektojnë këtë afat do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria sqaroi që në fushën e sportit janë pranuar 156 kandidatë, ndërsa vetëm njëri është refuzuar. Ndërkohë në Gjimnazin për Matematikë dhe Informatikë janë përfshirë 30 nxënës në listën fituese.

Exit mobile version