“Nuk ka më punë nga shtëpia”, ju tha Elon Musk stafit të Twitter

Elon Musk mësohet tu ketë thënë stafit se puna në distancë do të marrë fund dhe “kohëra të vështira” janë përpara, transmeton PCWorld.al.

Përmes një email-i drejtuar stafit, pronari i medias sociale tha se punonjësit duhet të punojnë nga zyrat të paktën 40 orë në javë sipas Bloomberg.

Ai shtoi se ngadalësimi i ekonomisë globale pritet të godasë rëndë të ardhurat e Twitter nga reklamimi.

Kompania e medias sociale i kishte thënë stafit të saj në Maj të 2020-ës pak pasi pandemia kishte detyruar shumë vend të botës të kufizojnë lirinë e lëvizjes, se mund të punonin nga shtëpia përgjithnjë nëse dëshirojnë.

Kjo sepse Twitter besonte se masat e punës nga shtëpia aplikuar gjatë Covid-19 kishin qenë një sukses.

Megjithatë Musk shquhet për skepticizmin e tij të punës në distancë dhe shprehur në të kaluarën se puna në shtëpi është për ata që nuk duan të punojnë shumë.

Njeriu më i pasur në botë deri tani ka shkurtuar gjysmën e stafit të Twitter, një javë pasi bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë. Ai tha se nuk kishte zgjedhje tjetër dhe po humbiste 4 milionë dollarë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button