Site icon PORTALB

Nesër do të luhen ndeshjet çerekfinale në Maqedoninë e Veriut, derbi do të zhvillohet në Çair

Shkupi - Shkëndija, foto nga Portalb.mk

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll do të zhvillohen nesër, ashtu që të gjitha ndeshjet do të fillojnë prej orës 13:00, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja Shkupi – Shkëndija do të zhvillohet në Çair, ndërsa Struga Trim & Lum do të luajë në këtë fazë kundër ekipit të Bregallnicës.

Në kohë të njëjtë do të luajë edhe Makedonija Gjorçe Petrovi kundër Akademija Pandevit, ndërsa Sileksi do të luajë kundër Vardarit.

Exit mobile version