Site icon PORTALB

Rekord botëror, Lotaria Amerikane kap shifrën prej 1.6 miliardë dollarësh

Llotaria amerikane

Llotaria amerikane

Pas më shumë se tre muajsh pa një fitues në lojën kryesore të lotarisë në SHBA, shorti i kësaj fundjave regjistrohet si shuma më e madhe që bota ka parë ndonjëherë, shkruan Class.

Xhekpoti i Powerball i reklamuar për të shtunën qëndron në një çmim prej 1.6 miliardë dollarë. Kjo kryeson rekordin e mëparshëm prej 1.59 miliardë dollarësh, i ndarë midis tre lojtarëve të Powerball në vitin 2016.

Shanset për të fituar xhekpotin janë një në 292 milionë, sipas Powerball.

Loja, e cila filloi në vitin 1992, luhet në 45 nga 50 shtetet amerikane, kryeqytetin e Uashingtonit dhe në territoret amerikane të Porto Rikos dhe Ishujt e Virgjër.

Exit mobile version