Site icon PORTALB

Është gjetur drogë në Shkup, janë arrestuar pesë persona

Arrestim, MPB, Policia

Foto ilustrim

Zyrtarë policor nga Njësiti për tregti ilegale pranë SPB Shkup dje në ora 20:00 kanë privuar nga liria A.A(21) nga Shkupi, për shkak se gjatë bastisjes së banesës së tij në Kisella Vodë, me urdhër paraprak të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me marihuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje marihuane, njofton Portalb.

Siç informon MPB, krahas personit A.A., nga liria janë privuar edhe M.P(20), S.G.(22), V.S.(19) dhe P.G.(22), të gjithë nga Shkupi, të cilët gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur duke përdorur drogë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Exit mobile version