Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut prej nesër do të mundet në formë digjitale të realizohet kërkesa për njohjen e diplomave të huaja

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)

Nostrifikimi dhe ekuivalentimi i diplomave të huaja në Maqedoninë e Veriut do të mund të realizohet tani në forme digjitale, transmeton Portalb.mk.

“Personat që kanë nevojë për njohje të diplomave dhe kualifikimeve arsimore të huaja nga data 4 nëntor 2022 do të mund ta përdorin këtë shërbim ekskluzivisht në mënyrë elektronike”, raportoi Ministria.

Adresa elektronike www.e-uslugi.mon.gov.mk. do të shërbejë si mundësi për parashtrimin e kërkesës për nostrifikim dhe ekuivalentimin e kualifikimeve arsimore të fituara jashtë vendit.

“Në këtë mënyrë konsiderueshëm shkurtohet  koha, por edhe shpenzimet  e bëra  gjatë përdorimit të këtij shërbimi”, vlerësojnë nga Ministria, duke paralajmëruar edhe digjitalizim të shërbimeve tjera.

Exit mobile version