Komisioni Evropian mbështet plotësisht propozimin franko-gjerman

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se propozimi franko-gjerman e ka mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian, raporton EN.

Sipas saj, përkrahja për propozimin franko-gjerman është e nevojshme, teksa i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ecin përpara në këtë.

Der Leyen tha se anëtarësimi nuk ka një orar fiks, pasi sipas saj, sa më shpejt një vend bën reforma, aq më shpejt ecën procesi.

“Por, sigurisht që ekziston edhe ana tjetër, shembull me moszbatimin e reformave apo mospranimin e reformave, atëherë ngadalësohet procesi”, është shprehur Der Leyen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button