Site icon PORTALB

Kosovë, e moshuara dhunohet fizikisht nga punonjësja në shtëpi të pleqve (VIDEO)

E moshuara, dhunë në shtëpinë e pleqve

Printscreen nga video

Një rast i rëndë dhune fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si punonjësja dhunon fizikisht një grua të moshuar. Klan Kosova raporton që ngjarja ka ndodhur diku në Pejë, transmeton Portalb.mk.

Në video shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Klan Kosova raportoi se e dyshuara që dhunonte të moshuarën është arrestuar.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur këto ditë.

Exit mobile version