Site icon PORTALB

Kovaçevski: “Shkup Veri” të nënshkruajë marrëveshje me EMV-në që të furnizohet me energji termike

Ngrohtorja “Shkup Veri” SH.A duhet të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik me SHA EMV që të mund ta furnizojë atë me energji termike. EMV nuk mund të subvencionojë ligjërisht çmimin e energjisë termike siç kërkohet nga ngrohtorja, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se ngrohtorja ka pranuar ndihmën nga shteti përmes EMV-së, në bazë të marrëveshjes komerciale dhe se pjesë të saj ende nuk janë realizuar.

“Bëhet fjalë për kontratë dhe EMV nuk mund t’i japë ndihmë askujt sepse është shoqëri aksionare shtetërore. Ata mund të lidhin ose marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik, ku të përcaktohen saktësisht detyrimet dhe përgjegjësitë e dy palëve kontraktuese, në këtë rast EMV dhe Ngrohtorja Veri, ose mund të veprohet siç është vepruar në rastin e BEG, me marrjen e menaxhimit në bazë të dispozitave të Ligjit për energjinë dhe ligjeve të tjera të ndërlidhura dhe në përputhje me vendimet e Komisionit Rregullator për Energjetikë për marrjen e menaxhimit të kompanisë dhe shpërndarjen e energjisë termike”, tha Kovaçevski.

Nëse menaxhmentet e ngrohtores “Shkup Veri” dhe EMV arrijnë marrëveshje në bazë të zgjidhjes për atë që nuk është realizuar gjatë periudhës së kaluar dhe nëse arrijnë marrëveshje se çfarë duhet bërë në periudhën e ardhshme, atëherë EMV, thakKryeministri, do të mund të realizojnë atë që do të ishte detyrimi i tyre në çdo marrëveshje të tillë bashkëpunimi afaristo-teknik.

“Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë do të duhet të vazhdojnë të bisedojnë në nivel të udhëheqësisë së EMV-së dhe menaxhmentit të ngrohtores Veri për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në interes të qytetarëve”, tha kryeministri. 

Drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski sqaroi se në muajin janar, në sezonin paraprak të ngrohjes kanë lidhur marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik me tri kompanitë BEG dhe me kompaninë “Shkup Veri” SH.A., të cilën e kanë marrë për menaxhim me qëllim që të ofrohet resurs për ngrohtoret, gjegjësisht gaz natyror.

“Subjektet afariste duhet t’i mbledhin mjetet, t’i kthejnë ato, por jo më vonë se deri në dorëzimin e llogarisë përfundimtare për vitin 2022, që është marsi i vitit 2023. Pjesët e marrëveshjes janë në përputhje me marrëveshjen paraprake që kemi për konfidencialitet dhe mbeten ndërmjet dy kompanive. Të tre kompanitë BEG respektuan plotësisht të gjitha elementet e marrëveshjes. SHA “Shkup Veri” ende nuk i ka përmbushur shumicën e obligimeve sipas asaj marrëveshjeje. Ndonëse paraprakisht ka qenë një menaxher tjetër, tani ka një të ri, por pronari është një dhe i vetëm, është Ngrohtorja SHA në falimentim. Pres që deri në fund të vitit, duke filluar nga 31 dhjetori, të respektohen obligimet nga marrëveshja paraprake, si dhe kemi ofruar marrëveshje të re për bashkëpunim afarist dhe teknik, njësoj si vitin e kaluar, e cila është nënshkruar nga ” Shkup SVeri” Sh.A. Kontrata ka kaluar si vendim i Qeverisë dhe ka detyrime ndaj Sh.A EMV dhe Ngrohtores Veri për ta nënshkruar për periudhën nga tetori deri në prill. SHA “Shkup Veri” nuk dëshiron ta nënshkruajë atë kontratë. Na propozuan një kontratë tjetër me të cilën kërkojnë subvencionimin e çmimit dhe këtë duhet ta bëjë SHA EMV. As me ligj, as me rregullore, as me veprimtari të rregulluar, ShA EMV nuk mund ta bëjë këtë”, theksoi drejtori i ShA EMV.

Prandaj, tha ai, edhe një herë publikisht i dërgon mesazh SHA “Shkup Veri” që të veprojë në vendimin e Qeverisë dhe të nënshkruajë atë marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik, në mënyrë që të sigurohet ngrohje e vazhdueshme dhe e pandërprerë për qytetarët të cilët përdorin energji termike nga ajo termocentrale.

“Në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh edhe informacionin që kemi marrë nga KRRE se SHA “Shkup Veri” nuk ka licencë për të punuar në këtë aktivitet për territorin për të cilin furnizon me energji termike”, shtoi Kovaçevski.

Ai i bëri thirrje ngrohtores që të zgjidhë të gjitha çështjet formale dhe ligjore fillimisht me KRRE-në, e më pas të nënshkruajë kontratën dhe EMV do të ndajë një pjesë të mjeteve nga llogaria speciale me paratë e dhëna nga Qeveria për përballimin e krizës së ngrohjes dhe do të shpërndahet energji termike për SHA “Shkup Veri”.

Exit mobile version