RMV, një shitës droge ka lënduar policë: Ka qenë në liri, a është dashur të ishte në burgun e “Idrizovës”

Personi i dënuar L.G. nga Struga, i cili të premten gjatë arrestimit për drogë ka lënduar dy policë, por shpejtë është mposhtur, tani është në paraburgim. Ai ka qenë i dënuar me 7 vjet burg për shitje të drogës në një procedurë tjetër gjyqësore, por nuk dihet se si ka qenë i lirë, në kohën kur do të duhej të ishte në burg, transmeton Portalb.mk.

Jozyrtarisht, sipas SDK-së, për këtë çështje do të njoftohet Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korruposion, ku është Sektori për Ndjekje të Zyrtarëve me Autorizime Policore.

“L.G. i cili paraprakisht është dënuar për tregtim të paligjshëm të drogës dhe do të duhej të ishte në institucion ndëshkues-korrektues, është përpjekur të arratiset dhe gjatë kësaj ka dëmtuar dy automjete zyrtare, ndërkaq ka lënduar dhe dy policë, më çka ka kryer vepër penale “sulm ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së punës së sigurisë”. Por, është mposhtur dhe arrestuar, ndërkaq është njoftuar dhe prokurori nga PTHP Manastir”, tha dje, zëvendës-ndihmësi i ministrit të MPB-së, Toni Angellovski, duke shtuar se personi do të duhej të ishte në burg.

L.G. është pjesë e një grupi katër anëtarësh dhe me aksionin e të premtes, të gjithë janë të arrestuar dhe janë në paraburgim.

Droga është kapur që më 14 shtator, “i burgosuri” L.G., është kapur të premten.

L.G. dhe A.A. bashkë me B.P. (36) dhe S.D. (të cilët paraprakisht janë arrestuar dhe u është shqiptuar masë paraburgimi), janë marrë vesh për shitblerje të 490 gramë marihuanë, të cilën e kanë kryer më 14.09.2022 në afërsi të Banjës së Katllanovës. Të njëjtën ditë, zyrtarët policorë në pikëpagesën Sopot kanë ndaluar një automjet të tipit “Fiat Punto” të drejtuar nga S.D. gjatë së cilës në automjet është gjetur droga. Kundër personave është dorëzuar padi penale deri te PTHP Shkup për shkak të kryerjes së veprës penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button