Pas mesnate mbaroi mbledhja e Kryesisë së BDI-së, Ahmeti: S’është diskutuar për ndryshim të ministrave

Pas 10 orë debat, mbrëmë pas mesnatës ka përfunduar mbledhja e Bashkimit Demokratik për Integrim, raporton TV21, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se gjatë mbledhjes janë analizuar raportet e ministrave, ku kanë qenë të përfshira të gjitha çështjet.

“Janë caktuar tre anëtarë që do të bëjnë redaktimin e raportit dhe më 19 nëntor do të vijojë sërish debati për të gjitha fushat. Debati ka qenë në frymë konstruktiveve, sidomos projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ekonominë e shtetit”, tha Ahmeti.

Ahmeti hodhi poshtë se gjatë mbledhjes është folur për ndryshime të ministrave apo për lëvizje të tyre, duke përmendur edhe njëherë pikat e rendit të ditës që janë diskutuar në këtë mbledhje maratonë.

Pas mbarimit të takimit u deklarua edhe zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, i cili tha se takimi ka qenë konstruktiv dhe se është bërë një analizë e gjatë pune e ekzekutivit. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, tha se BDI-ja është një akademi politike duke mos dhënë detaje të tjera rreth takimit 10-orësh.

Paraprakisht, në mbledhjen e Kryesisë së re të Këshillit të Përgjithshëm në selinë e partisë në Reçicë të Vogël Artan Grubi u riemërua për shef kabinetit të kryetarit, Bujar Osmann për zëdhënës të partisë dhe Arbër Ademi për zëvendës-zëdhënës.

Gjithashtu, janë zgjedhur 16 sekretarë të sekretariateve të partisë.

Sekretariati i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ilmi Selami, Sekretariati për Siguri nga Zemri Qamili, Sekretariati i Punëve të Jashtme nga Arta Bilali, Sekretariati i Sistemit Politik nga Ali Musliu, Sekretariati i Ekonomisë dhe Financave nga Avni Saliu, Sekretariati i Shëndetësisë nga Haris Karaxhenemi, Sekretariati i drejtësisë nga Valdet Xhaferi, Sekretariati i transportit dhe Lidhjeve nga Nebi Rexhepi, Sekretariati i Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural nga Besir Jashari, Sekretariati  i Shoqërisë informatike dhe Administratë AvniRustemi, Sekretariati i punës dhe politikës sociale Armend Asllani, Sekretariati i Arsimit dhe Shkencës TeutaArifi, Sekretariati i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, Sekretariati i kulturës Valmir Aziri, Sekretariati i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor RakipDoçi dhe Sekretariati për komunikim Muhamed Hoxha.

Ndryshe, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button