Site icon PORTALB

Kovaçevski dhe Osmani takuan përfaqësuesin special Stuart Peach, në fokus stabiliteti dhe paqja në Evropë dhe botë

Dimitar Kovaçevski dhe Stuart Peach

Dimitar Kovaçevski dhe Stuart Peach

Kreu i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, u takua me Përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë s Bashkuar, Matthew Lawson, transmeton Portalb.mk.

Në takim u diskutua për çështje aktuale në kontekstin rajonal dhe global, në drejtim të stabilitetit dhe paqes në Evropë dhe në botë.

Në këtë drejtim, u përshëndetën vendimet e Qeverisë që mundësuan fillimin e negociatave dhe përparimin në procesin e integrimeve evropiane si qëllim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë si të rajonit ashtu edhe të Bashkimit Evropian.

Theksohet nevoja e fokusimit të të gjitha subjekteve politike në vend në politikat e zgjidhjeve, në vend të politikave të bllokadës dhe të prodhimit të keqkuptimeve, veçanërisht duke pasur parasysh kontekstin aktual politik të sigurisë globale.

Në të njëjtën kohë, vendosja e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, në përputhje me politikat e vendeve të Evropës, në raport me situatën në Ukrainë dhe kontributin e vendit tonë, përmes politikave të miqësisë dhe dialogut, në stabiliteti rajonal, u vlerësua si i rëndësishëm.

Në të njëjtën kohë, u shprehën urimet për marrëveshjen e nënshkruar FRONTEX, dje në Shkup, në gjuhën maqedonase, me të cilën u konfirmua njohja dhe respektimi i gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas nga ana e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për të gjithë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në proceset demokratike, integruese, reformuese dhe të gjitha proceset tjera të rëndësishme për qytetarët e vendit tonë.

Mbretëria e Bashkuar, siç thuhet, është partner dhe mik i madh strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimi vazhdon të avancohet në këtë drejtim.

Bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të anëtarësimit në NATO është vlerësuar i rëndësishëm, me vendosmëri të shprehur për avancim të mëtejmë.

Në takim u diskutuan sfidat në fushën e energjisë, si pasojë e luftës në Ukrainë, si dhe u diskutuan mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme në këtë drejtim, si në vendin tonë ashtu edhe rreth një nevoje të tillë në vendet e tjera evropiane.

Peach, takim zhvilloi edhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Në takim, Osmani përshëndeti angazhimin intensiv të Peach në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që e konfirmon edhe përkushtimin konzistent të Mbretërisë së Bashkuar për rajonin tonë.

Ministre njoftoi të Dërguarin Special mprocesin e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe të Skriningut, duke shprehur bindje se i njëjti do të kontribuojë në progresin e pashmangshëm eurointegrues, përmes progresit të qëndrueshëm në zbatimin e reformave të BE-së në vend.

Të dy bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në fusha të tjera me interes të përbashkët. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë partneri ynë i dytë më i madh tregtar dhe një nga investitorët e huaj direkt më të mëdhenj në vendin tonë.

Përfaqësuesi Special, Peach siguroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe procesin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të kapërcehen të gjitha rreziqet dhe pasojat e shkaktuara nga luftnë Ukrainë. Ai përshëndeti rolin dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si aleate në NATO në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë globale.

Exit mobile version