Site icon PORTALB

Pamje të vjetra të Ohrit mund të shikohen në ekspozitën e cila hapet sonte

Liqeni i Ohrit, Foto: F1C

Kinoteka e Maqedonisë së Veriut do të shfaq pamje të rralla e të vjetra nga Ohri i periudhës 1940-1945, transmeton Portalb.mk.

“Autori i ekspozitës, Robert Jankuloski, shpjegon se kjo është një mundësi e rrallë për të parë fotografi të Ohrit të realizuara në periudhën 1940-1945 nga fotografi Jonçe Pop Stefanija (1915, Ohër – 1983, Ohër)”, raportoi Ministria e Kulturës.

Ekspozita me titull “Ohri 1940-45” pritet të hapet sonte prej orës 19:00.

“Fotografitë janë përpunuar nga negativët origjinal, në letër arkivore dhe janë nga koleksioni i Qendrës Maqedonase për Fotografi. Në suaza të këtij projekti janë pastruar, ripaketuar, digjitalizuar dhe restauruar në mënyrë digjitale 1025 negativë (6×6 cm) nga koleksioni fotografik i Jonçe Pop Stefanisë”, sqaroi Jankulovski.

Ai theksoi që kjo ekspozitë përmes digjitalizimit mund të shihet në gjithkund.

Exit mobile version