Rishi Sunak u emërua kryeministër i Britanisë, i pari me prejardhje indiane

Rishi Sunak zyrtarisht u emërua në postin e kryeministrit të Britanisë, duke zëvendësuar Liz Truss e cila dha dorëheqje javën e kaluar, transmeton REL.

Truss dha dorëheqje pas 44 ditësh si kryeministre, pasi një program ekonomik që ajo prezantoi, shkaktoi trazira në tregjet financiare, duke bërë që të humbiste mbështetjen e Partisë Konservatore.

Sunak, ish-ministër i Financave, është kryeministri i parë i Britanisë me prejardhje indiane. Më 25 tetor, Mbreti Charles III e ftoi Sunakun që të formojë Qeverinë e re britanike.

Sunak, multimilioner dhe ish-drejtues i fondeve investuese, ka thënë para ligjvënësve të Partisë Konservatore më 24 tetor se Britania përballet me “krizë ekzistenciale” dhe “ne duhet të bashkohemi ose të vdesim”.

Sipas tij, Britania po përballet me sfida të mëdha ekonomike, prandaj ka thënë se duhet stabilitet dhe unitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button