Site icon PORTALB

Zjarr në Shtip, digjen dy banesa (VIDEO)

Zjarr në Shtip, Foto: Printscreen nga video

Dy banesa janë kapluar nga zjarri që shpërtheu mrbëmjen e sotme në një nd[rtesë në rrugën “Shirok doll” në Shtip, njofton Portalb.

Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 16 zjarrfikës me katër automjete zjarrfikëse. Zjarri është lokalizuar. Arsyet për zjarrin nuk janë bërë të ditura.

Sipas kompetentëve nga Ndihma e shpejtë mjekësore, nga zjarri më lehtë janë lënduar dy persona, të cilëve u është dhënë oksigjen. Policia është në vendin e ngjarjes, me ç’rast do të pasojë ekspertiza dhe konfirmimi i arsyeve për zjarrin.

Exit mobile version