Site icon PORTALB

Në Shkup janë shqiptuar 206 kundërvajtje në komunikacion

Policia e RMV-së

Policia e RMV-së

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 206 masa, nga të cilat 65 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, tre për shofer fillestar, njofton Portalb.

Janë vendosur 17 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 10 sanksione për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), katër masa për automjete të paregjistruara.

Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Exit mobile version