Site icon PORTALB

Ministria miratoi vetëm 73 tekste shkollore, kërkoi nga autorët të përgatitin librat edhe për qindra lëndë të tjera mësimore

Shkolla fillore 'Rametulla Ameti' në Çiflik, komuna e Zhelinës

Deri më tani Ministria për Arsim dhe Shkencë ka miratuar 73 tekste për arsimin e mesëm profesional, ndërkohë për qindra lëndë tjera akoma nuk është shprehur interesim, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se Shërbimi Pedagogjik ka miratuar deri më tani 73 tekste për arsimin e mesëm profesional katërvjeçar, për lëndët e përgjithshme-arsimore dhe për gjimnazin matematiko-informatik”, raportoi Ministria.

Ministria sqaroi që për vitin e parë nga 72 lëndë të kërkuara, autorët nuk kanë shpreh interesim akoma për 7 lëndë; në vitin e dytë nga 207 lëndë të kërkuara, nuk ka interesim për 50 lëndë; te viti i tretë nga 366 lëndë të kërkuara, për 181 nuk ka pasur interesim, ndërsa te viti i katërt nga 319 lëndë të kërkuar, nuk është shpreh interesim për 219 lëndë.

“Inkurajojmë autorët që të marrin pjesë në konkurset për hartimin e teksteve shkollore.  Investimi në njohuritë e të rinjve sot krijon të ardhmen e vendit”, kërkojnë nga Ministria.

Exit mobile version