Spasovski me ministrat e punëve të brendshme të Ballkanit Perëndimor në takim në Procesit të Berlinit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, kryeson delegacionin e MPB-së, i cili sot në Berlin do të marrë pjesë në takimin e ministrave nga vendet pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, transmeton Portalb.mk.

Në takim, siç njoftojnë nga MPB-ja, do të ketë fjalim ministri Spasovski.

Sot në Berlin do të mblidhen ministrat e punëve të brendshme të vendeve pjesëmarrëse në procesin e Berlinit – tetë anëtarë të BE-së, presidenti aktual i BE-së, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me takimin e ministrave të Punëve të Brendshme, siç ka paralajmëruar kancelari gjerman Olaf Scholz, vazhdon procesi i Berlinit që ishte iniciuar nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel në vitin 2014 me qëllim afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se temat kryesore të takimit të ministrave do të jenë migrimi i paligjshëm, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trajtimi i të kthyerve nga zonat e kontrolluara nga xhihadistët.

Ministrat e Austrisë, Bullgarisë, Francës, Greqisë, Kroacisë, Italisë, Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë ftuar në takim. Do të marrin pjesë përfaqësues të BE-së, përfshirë Komisioneren për Punët e Brendshme Ylva Johansson, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel si vazhdim i Konferencave të mëparshme për Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i procesit është përshpejtimi i bashkëpunimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button