Site icon PORTALB

Nuredini u takua me ambasadorin Lawson, u konfirmuan politikat për kalimin në ekonominë e gjelbër

Foto: MMJPH

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e realizoi  takimin e parë protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson, nga ku u bisedua  për mbrojtjen e mjedisit me fokus të ndryshimeve klimatike dhe arritjen e synimeve ambicioze klimatike, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u shkëmbyen informacione për aktivitetet e kryera në përputhje me konkluzionet e Konferencës së vitit të kaluar të Palëve të UNFCCC, COP 26, që u mbajt në Glasgov nën kujdesin e Mbretërisë së Bashkuar. Natyrisht, u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen vendet përpara COP 27 të ri, i cili do të mbahet në Egjipt në nëntor, veçanërisht për shkak të krizës globale energjetike”, njoftoi MMJPH.

Nga atje shtuan se Ministria ka përcaktime të forta strategjike që të ecin drejt realizimit të qëllimeve kombëtare klimatike, transformimit të ekonomisë drejt ekonomisë së gjelbër dhe drejt kalimit drejt burimeve të rinovueshme të energjisë.

Exit mobile version