Bislimovski: Nëse vazhdon trendi aktual i çmimeve të gazit, ngrohja nuk do të shtrenjtohet nga janari

Tregu u gazit natyror është turbulent. Nëse do të bëheshin furnizime përmes EMV-së në korrik, çmimi do të ishte 3000 dollarë, tani është shumë më i ulët, tha në emisionin Top Tema, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se sipas paralajmërimeve, në kuartalin e dytë të vitit 2023, çmimet për gazin natyror do të kthehen sërish në rreth 2000 dollarë.

“Kemi një trend të marrjes së çmimin të lartë por të arsyeshëm të gazit natyror dhe të jemi të lumtur në qoftë se ai trend vazhdon, që të kemi situatë të relaksuar nga aspekti i presionit të çmimit për energji termike në qytetin e Shkupit, tha Bisliomovski.

Ai theksoi se, nëse vazhdon trendi aktual i çmimeve të gazit natyror, nuk do të ketë as ndryshim të çmimi për energjinë termike nga 1 janari.

“Harxhimet për gaz natyror janë më të larta nga harxhimet për dizel apo mazut. Të mos na ndodhë që ato të holla që do t’i kursejmë, të përfundojnë në onkologji”, tha Bislimovski.

Përndryshe, më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Tani për tani është e qartë se elektrana e kombinuar TE-TO nuk do të prodhojë energji termike, por hapësirat e përfshira në ngrohje qendrore në Shkup do të ngrohen nga ngrohtoret tjera. Bislimovski sot sqaroi se edhe përpara hapjes së TE-TO-s, qytetarët e Shkupit kanë pasur ngrohje nga këto ngrohtore, kështu që nuk do të ketë kurrfarë problemi në dërgimin e energjisë termike.

“Kur punonte TE-TO në vitet e kaluara, kishte mjaft muaj të dimrit edhe kur nuka ka punuar TETO, pasi që nuk ishin të favorshme për ata kushtet tregtare”, tha Bislimovski, duke shtuar se edhe në këtë periudhë qytetarët kanë marrë ngrohje qendrore nga ngrohtoret.

Përndryshe, Sh.A. ESM tanimë ka siguruar nëpërmjet “Makpetrolit” gaz rus nga “Gazpromi” për deri në fund të tetorit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sqaroi se nëse rritet çmimi i gazit në përmasa enorme ose në ka ndalim të dërgimit të gazit, atëherë ngrohtoret e Shkupit mund të kenë mundësi të punojnë edhe me derivate alternative, gjegjësisht në mazut.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button