Site icon PORTALB

Mbështetja për Ukrainën nuk është bujari, por për sigurinë e BE-së, vlerësoi Borrel

Josep Borrell - Përfaqësues i Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, foto nga Delegacioni i BE-së në Shkup

“Lufta nuk mund të përfundojë sepse ne jemi të lodhur duke mbështetur Ukrainën, kjo nuk mund të jetë arsyeja, ne duhet t’i shpjegojmë opinionit publik se mbështetja jonë nuk është çështje bujarie, por është për interesin tonë dhe sigurinë tonë. Po. është një punë e nevojshme e pedagogjisë politike”, kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, sipas la repubblica, raporton ABC.

Ai mori pjesë në kongresin e socialistëve evropianë që po zhvillohet në Berlin.

“Mbështetja jonë për Ukrainën ka qenë e rëndësishme, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën ushtarakisht dhe do ta bëjmë atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, përfundoi Borrell.

Exit mobile version