200 milionë euro për klubet që do të lejojnë lojtarët për Kupën e Botës

FIFA do të shpërndajë mbi 200 milionë euro për klubet që do të lejojnë lojtarë në ekipet kombëtare për Kupën e Botës në Katar, raporton Klan.

Kështu ka bërë të ditur Federata Botërore e Futbollit përmes një komunikate. Si pjesë e angazhimit të saj për të njohur kontributin që klubet e futbollit japin për Kupën së Botës FIFA, FIFA nisi këtë të martë procesin e aplikimit për Programin e Përfitimeve të Klubeve, i cili parashikon shpërndarjen e 209 milionë dollarëve për klubet në mbarë botën. 416 klube nga 63 federata janë përfituese.

Për herë të parë, klubet do të mund të aplikojnë në mënyrë dixhitale përmes platformës së FIFA Professional Football Landscape dhe do të marrin afërsisht 10,000 dollarë për secilën nga ditët që lojtari do të qëndrojë me ekipin kombëtar gjatë përgatitjeve dhe Kupës së Botës FIFA 2022. Kompensimi do t’u paguhet të gjitha klubeve për të cilat lojtari ka luajtur në dy vitet para se të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA 2022. Programi i Përfitimeve të Klubeve ka nisur që prej Kupës së Botës FIFA 2010.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button