Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e veriut deri më 14 tetor do të pranojë aplikime për recensent të disa librave në arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk.
Recensentët janë për librat e gjuhës maqedonase në klasën e IV dhe V, ndërsa të drejtë aplikimi kanë mësimdhënësit nga lëndët përkatëse me 10 vjet përvojë pune në arsim.
Ndërkohë, konkursi është i hapur edhe për disa libra të shkollave të mesme: Elektroteknika, Grafika, Elektrikë, Telekomunikacionit, Mjekësi, Ekonomi, Biznes, Optikë, Kozmetikë, Makineri, Veterinari, Agroteknikë, Drejtësi, Transport, Dogana, Hekurudhat, Metalurgji Turizëm, për nxënësit nga viti i parë deri në vitin e tretë.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet në objektin e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë më së voni deri më 14 tetor.