Site icon PORTALB

Aksion policor në disa lokale të Shkupit, u arrestuan 12 persona

Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë mesnatës ka kryer bastisje në disa lokale të Shkupit, ku ka gjetur edhe lëndë narkotike, transmeton Portalb.mk.

Kontrollet janë kryer në lokalet që gjenden në rajonin e Qendrës, ndërsa ndaj 12 të arrestuarve është paralajmërua padi.

Në listën e personave të arrestuar është edhe 43 vjeçari D.Ç. nga Turqia, 42 vjeçari I.G. nga Manastiri dhe dhjetë persona tjerë nga Shkupi.

Ndryshe, në orët e mbrëmjes në Ohër janë arrestuar dy vëllezër nën dyshimet për shitblerje të lëndëve narkotike. Prokuroria Themelore Publike në Ohër kishte nisur hetimet ndaj tyre prej muajit korrik.

Exit mobile version