Polici i Maqedonisë së Veriut e ka të ndaluar të jetë anëtar në ndonjë parti politike, sqaroi Spasovski

Punonjësit e policisë nuk duhet të jenë anëtar të partive politike, sqaroi ministri Oliver Spasovski, duke vlerësuar që punonjësit e policisë duhet vetëm qytetarëve t’i shërbejnë, transmeton Portalb.mk.

“E ndaluar është që i punësuari në MPB të jetë anëtar në parti politike, ata duhet t’i shërbejnë vetëm qytetarëve”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski, mbrëmë në intervistën për Makfaks.

Ai theksoi që në Ligjin për punë të brendshme dhe Ligjin për polici ka pasur ndryshime në këtë drejtim, duke theksuar që “aty është vendosur ndalesë për anëtarësimin në parti politike të çdo të punësuari në Ministrinë për Punë të Brendshme”.

“Që në fillim kam deklaruar që kam tre prioritete kryesore në punën e MPB-së. Ajo është departizimi i institucionit, e dyta është profesionalizimi dhe e treta është dekriminalizimi i institucionit”, deklaroi Spasovski, duke veçuar që proceset zgjedhore në kohën e tij kanë qenë me më pak incidente sesa më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button