Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut 10 përqind e të testuarve rezultuan të infektuar me virusin Kovid-19

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Raportet e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj jave tregojnë se 10 për qind e të testuarve rezultojnë të infektuar me virusin Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj jave në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3 589 testime, prej të cilave 359 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë, janë regjistruar 414 pacientë të shëruar dhe 10 pacientë që kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 432.

Nga fillimi i pandemisë:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version