Site icon PORTALB

Paraqiti dorëheqje ministri i shëndetësisë në Kosovë

Albin Kurti

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqjen të enjten, ka mësuar KOHA nga tri burime të ndryshme. Latifi, që prej emërimit në detyrë është kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori.

Së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë dhe ku u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.

Exit mobile version