RMV, u regjistruan 108 raste të reja me Kovid-19 gjatë fundjavës
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për tre ditët e fundit (30shtator- 02 tetor) nga ku rezulton se prej 976 të testuarve kanë rezultuar 108 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 108
- Riinfektime: 30
- Të vdekur: 3
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
- Të shëruar: 135
- Testime: 976
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 465. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 343.069
- Të shëruar: 333.067
- Të vdekur: 9.537
- Testime: 2.170.602
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/