Agjencia e Energjisë së Danimarkës njoftoi se kanë ndaluar rrjedhjet e gazit në tubacionet “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2” që i përkasin Rusisë në Detin Baltik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia njoftoi se rrjedhja në tubacionin e gazit “Rrjedha Veriore 2” ka ndalur dje ndërsa sot ka ndalur rrjedhja në tubacionin e gazit “Rrjedha Veriore 1”.
Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e institucionit thuhet se daljet e gazit nga tubacionet e gazit kanë përfunduar dhe se është arritur në presionin stabil.
Rrjedhjet në tubacionet “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2”
Në brigjet e Danimarkës dhe Suedisë ka pasur 4 rrjedhje në tubacionet “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2” të cilat i përkasin Rusisë dhe u bë paralajmërim që “anijet të mos afrohen në zonë”.
Që të dy vendet kanë deklaruar se ka shenja që rrjedhjet nuk janë aksident por si pasojë e një akti të qëllimshëm. Po ashtu edhe Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se rrjedhjet e gazit në tubacione nuk janë të rastësishme por si pasojë e një veprimi të qëllimshëm.
Furnizimet me gaz natyror nëpërmjet tubacionit “Rrjedha Veriore 1” u ndërprenë më 31 gusht me arsyen se nuk janë kryer mirëmbajtjet e nevojshme.
Ky incident ka nxitur rritjen e çmimeve të gazit natyror në Evropë.
- LEXO: Gazprom: Furnizimet me gaz përmes Rrjedhës Veriore 1 mbesin të pezulluara
- LEXO: Është zbuluar rrjedhja e katërt e gazit nga tubacionet në Detin Baltik
- LEXO: Sizmologët kanë regjistruar shpërthim te vendet e rrjedhjes së gazit në tubacionet ruse, Suedia vlerëson se është sabotim
- LEXO: BE: Rrjedhjet në tubacionet ruse, akte të qëllimshme