Klubi për aktivizëm të rinj në Forumin Rinor Arsimor (FRA) bashkë me skulptorin Andrej Minevski dhe Shoqatën për mbrojtje të Ekologjisë dhe Avancim të Kulturës Zeukstriton, të enjten në Komunën e Rostushës e kanë zbatuar aksionin ekologjik “Të gjithë jemi reflektim i mjedisit jetësor”, njofton Portalb.mk.
Qëllimi i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes ekologjike te qytetarët e komunës duke e pasur parasysh që në Rustushë janë lokalizuar 42 mini deponi për dy vjet.
“Komuna deri pak më parë nuk kishte kryetar komune, a ndërmarrja publike komunale nuk ka mundur të arrijë që t’i mbledhë mbeturinat që janë bërë nga shtëpitë e banorëve”, thonë nga FRA.
“Këto jemi ne”, “Kjo është pasqyrë e (pa)vetëdijes ekologjike”, “Kjo është pasqyra e (pa)përgjegjësisë për mjedisin jetësor”, “Si ta zbukurojmë fotografinë e pasqyrës?”, thuhet në disa prej porosive të dërguara nëpërmjet pesë pasqyrave vertikale që janë vendosur në qendrën e Rostushës.
Banorët të cilët e kanë vizituar aksionin thonë se janë të vetëdijshëm për kujdesin e pamjaftueshëm ndaj natyrës dhe dërguan apel te qytetarët dhe institucionet kompetente që të bashkëpunojnë për mjedis më të pastër.