Site icon PORTALB

Policia e Kosovës ka arrestuar një 42-vjeçar me 1.800 litra vaj motori, dyshohet se i ka kontrabanduar nga RMV

Foto: Policia e Kosovës

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, njësia policore Task-Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, ka identifikuar dhe parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, transmeton Portalb.mk.

“Rreth orës 13:20, nga fshati Tanushë ishte një automjet që lëvizte në drejtim të Vitisë dhe dyshohej se transportonte mallra të kontrabanduara. Njësitet policore kanë arritur të ndalojnë automjetin të cilin e drejtonte Sh.M, 42 vjeçar, mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në automjet hanë hasur 1800 litra vaj motorik i cili dyshohet se është kontrabanduar nga Maqedonia. Me rastin janë marrë njësitet përkatëse policore”, informojnë nga Policia e Kosovës.

Exit mobile version